Kerko ne faqet shqiptare
Powered by ALBINDEX

Lista elektronike


 

 
 
 
 
 
 

Jetėshkrim i Zonjės sė Parė Teuta Topi

Bashkėshortja e Presidentit tė Republikės, Zonja e Parė Teuta Topi ka lindur nė Tiranė mė 13 qershor 1961. Ajo ka mbaruar gjimnazin Petro Nini Luarasi nė kryeqytet dhe ėshtė diplomuar nė vitin 1984 nė degėn Agronomi nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės. Zonja Topi ka marrė njė master pėr Shkencėn dhe Teknologjinė e Mjedisit. Ka njė eksperiencė tė gjatė profesionale si specialiste nė Entin e Farave dhe Fidanave, por edhe si specialiste e zhvillimit rural nė Ministrinė Bujqėsisė, Ushqimit e Mbrojtjes sė Konsumatorit. Zonja Topi e ka thelluar eksperiencėn e saj profesionale me kualifikime si brenda ashtu edhe jashtė vendit (Mississippi State University USA). Ėshtė anėtare e Grupit tė punės pėr zhvillimin rural nė rajonin e Ballkanit, pėrfaqėsuese e Ministrisė sė Bujqėsisė sė Shqipėrisė nė Projektin (IRENE) Programi INTERREG III, pėr Zhvillimin Rajonal me Bazė Lokale, Anėtare e Grupit tė Punės pėr hartimin e strategjisė sė zhvillimit rajonal dhe anėtare e Grupit Teknik tė Punės pėr bashkėpunimin nė fushėn e bujqėsisė me vendet fqinje. Zonja e Parė nuk ėshtė angazhuar nė politikė, por ėshtė pėrfshirė nė programe me interes social e publik si ēėshtje tė pėrkatėsisė gjinore apo ēėshtje tė integrimit europian dhe tė procesit tė stabilizim-asocimit. Nė vitin 1986 ajo njihet e mė pas martohet me Bamir Topin. Ata janė prindėr tė dy vajzave Nada dhe Etida. Zonja Topi nuk e ka ndėrprerė aktivitetin e saj profesional nė Ministrinė e Bujqėsisė ndėrsa aktivitetin si Zonjė e Parė do t’ua kushtojė shtresave mė nė nevojė tė shoqėrisė. .
 
 

Presidenti Topi me drejtues tė QSHRT-sė, tė Bashkimit tė Sindikatave Shqiptare dhe tė shoqatave tė tė pėrndjekurve politikė.

10/3/2010


Presidenti Topi pret Ministrin e Arsimit tė Kosovės, Enver Hoxhaj.

8/3/2010


Presidenti Topi drejton analizėn vjetore tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr sistemin gjyqėsor.

8/3/2010


Presidenti Topi me Rektorin e Universitetit “Eqerem Ēabej” Prof. Sala

5/3/2010