|
Si
zgjidhet Presidenti i Republikės
Kushtetuta e Shqipėrisė
pėrcakton mėnyrėn e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose tė
zevėndėsimit tė Presidentit tė Republikės.
Konkretisht,
Neni 86. (Kushtet pėr
tu zgjedhur President)
-
Presidenti i Republikės ėshtė
Kryetar i Shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit.
-
President mund tė zgjidhet vetėm
shtetasi shqiptar qė nga lindja, me qėndrim jo mė pak se 10
vjetėt e fundit nė Shqipėri dhe qė ka mbushur moshėn 40 vjeē.
Neni
87. (Procedura e zgjedhjes sė Presidentit)
-
Kandidati pėr
President i propozohet Kuvendit nga njė grup prej jo mė pak
se 20 deputetėsh. Njė deputet nuk lejohet tė marrė pjesė nė
mė shumė se njė grup propozues.
-
Presidenti i
Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat nga
Kuvendi me njė shumicė prej tri tė pestave tė tė gjithė
anėtarėve tė tij.
-
Kur nė votimin e
parė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve nga kryerja e
votimit tė parė bėhet njė votim i dytė.
-
Nė rast se edhe
nė votimin e dytė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve
bėhet njė votim i tretė.
-
Kur ka mė shumė
se dy kandidatė dhe asnjėri prej tyre nuk ka marrė shumicėn
e kėrkuar, brenda 7 ditėve bėhet njė votim i katėrt ndėrmjet
dy kandidatėve qė kanė marrė numrin mė tė madh tė votave.
-
Nė rast se edhe
nė votimin e katėrt asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka marrė
shumicėn e kėrkuar, bėhet njė votim i pestė.
-
Nė rast se edhe
pas votimit tė pestė asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka
marrė shumicėn e kėrkuar, Kuvendi shpėrndahet dhe brenda 60
ditėve bėhen zgjedhjet e reja tė pėrgjithshme.
-
Kuvendi i ri
zgjedh Presidentin sipas procedurės sė parashikuar nga
paragrafėt 1 deri nė 7 tė kėtij neni. Nė rast se edhe
Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpėrndahet dhe
brenda 60 ditėve bėhen zgjedhje tė reja tė pėrgjithshme.
-
Kuvendi
pasardhės zgjedh Presidentin e Republikės me shumicėn e tė
gjithė anėtarėve tė tij.
Neni 88. (Mandati i
Presidentit)
-
Presidenti i Republikės, nė ēdo
rast, zgjidhet pėr 5 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm
njė herė.
-
Procedura pėr zgjedhjen e
Presidentit fillon jo mė vonė se 30 ditė para mbarimit tė
mandatit presidencial paraardhės.
-
Presidenti fillon nė detyrė pasi
bėn betimin para Kuvendit, por jo mė parė se tė ketė mbaruar
mandati i Presidentit qė largohet. Presidenti bėn kėtė betim:
"Betohem se do ti bindem Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit,
do tė respektoj tė drejtat dhe liritė e shtetasve, do tė
mbroj pavarėsinė e Republikės sė Shqipėrisė dhe do ti
shėrbej interesit tė Pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė Popullit
Shqiptar. Presidenti mund tė shtojė edhe: Zoti me ndihmoftė!"
-
Presidenti qė jep dorėheqjen
para mbarimit tė mandatit tė vet, nuk mund tė kandidoje nė
zgjedhjen presidenciale qė behet pas dorėheqjes sė tij.
Neni 89. (Papajtueshmėria)
Presidenti i
Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike, nuk
mund tė jetė anėtar partie dhe as tė kryejė veprimtari tjetėr
private.
Neni 90. (Shkarkimi i
Presidentit)
-
Presidenti i Republikės nuk ka
pėrgjegjėsi pėr aktet e kryera nė ushtrim tė detyrės sė tij.
-
Presidenti i Republikės mund tė
shkarkohet pėr shkelje tė rėndė tė Kushtetutės dhe pėr
kryerjen e njė krimi tė rėndė. Propozimi pėr shkarkimin e
Presidentit nė kėto raste mund tė bėhet nga jo mė pak se njė
e katėrta e anėtarėve tė Kuvendit dhe duhet tė mbėshtetet
nga jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij.
-
Vendimi i Kuvendit i dėrgohet
Gjykatės Kushtetuese, e cila, kur vėrteton fajėsinė e
Presidentit tė Republikės, deklaron shkarkimin e tij nga
detyra.
Neni 91. (Zėvendėsimi
nė rast pamundėsie)
-
Kur Presidenti i Republikės
ėshtė nė pamundėsi tė pėrkohshme pėr tė ushtruar funksionet
e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit
zė vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
Nė rast se
Presidenti nuk mund tė ushtrojė detyrėn pėr mė shumė se 60
ditė, Kuvendi, me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve, vendos
dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila vėrteton
pėrfundimisht faktin e pamundėsisė. Nė rast tė vėrtetimit tė
pamundėsisė, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e
Presidentit tė ri fillon brenda 10 ditėve nga dita e
vėrtetimit tė pamundėsisė. |