Lista elektronike


 

 
 
 
 
 
 

Nje historik i shkurter i institucionit te Presidentit te Republikes
 

Qė nga krijimi i shtetit shqiptar mė 28 nėntor 1912, Shqipėria ka provuar disa modele qeverisjeje, pėrfshirė protektoratin ndėrkombėtar, monarkinė, regjimin e partisė – shtet si dhe republikėn parlamentare. Gjatė kėsaj periudhe funksioni i Presidentit tė Republikės dhe i Kryetarit tė Shtetit ėshtė ushtruar nė forma tė ndryshme.

 

Mė 1912 u krijua qeveria e parė me Ismail Qemalin nė krye, e cila kishte edhe kompetencat e Kryetarit tė Shtetit. Mė 6 shkurt 1914 Konferenca e Ambasadorėve emėroi Princin Wilhelm Wied si Kryetar tė Shtetit shqiptar. Nė periudhėn shtator 1914 – janar 1920 Shqipėria u bė shesh lufte duke ndėrruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit tė Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca tė ndryshme. Mė 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjės, zgjodhi Kėshillin e Lartė prej 4 vetash, i cili do tė kryente funksionet e Kryetarit tė Shtetit duke rikthyer parlamentarizmin Nė vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisė, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit tė Shtetit. Pas ndryshimeve tė shpeshta nė qeverisje, mė 31 janar 1925 Asambleja Kombėtare miratoi formėn republikane tė regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President tė Republikės. Mė 1 shtator 1928 Shqipėria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipėtarėve. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia nė prill 1939 dhe bashkimit tė dy vendeve, Viktor Emanueli III u bė Mbret i Shqipėrisė. Vitet 1943-‘44 nėn pushtimin gjerman rikthejnė qeverisjet – regjenca.

 

Pėrfundimi i luftės sė Dytė Botėrore dhe ēlirimi i Shqipėrisė mė 1944 u shoqėrua me zgjedhjet e para parlamentare tė dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit tė Kryetarit tė Shtetit nė organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Nė periudhėn 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatė tė cilės Shqipėria pėrjetoi diktaturėn komuniste, funksionet e Kryetarit tė Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nėntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nėntor 1982 – 22 shkurt 1991). Mė 22 shkurt 1991 u krijua Kėshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri mė 30 prill 1991.

 

Mė 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit tė parė tė Republikės parlamentare nga ana e njė parlamenti shumėpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit tė Republikės. Qė nga kjo datė dhe deri mė sot Presidentėt dhe periudhat e drejtimit tė tyre janė si mė poshtė:

 

30 prill 1991:

Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Ramiz Alia

 

9 prill 1992:

Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Sali Berisha

 

3 mars 1997:

Parlamenti rizgjedh President tė Republikės, zotin Sali Berisha

 

24 korrik 1997

Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Rexhep Meidani

 

24 korrik 2002

Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Alfred Moisiu

 

24 korrik 2007

Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Bamir Topi

 
 
Lexo me teper:

Ramiz Alia
Sali Berisha
Rexhep Meidani

 

Presidenti Topi me drejtues tė QSHRT-sė, tė Bashkimit tė Sindikatave Shqiptare dhe tė shoqatave tė tė pėrndjekurve politikė.

10/3/2010


Presidenti Topi pret Ministrin e Arsimit tė Kosovės, Enver Hoxhaj.

8/3/2010


Presidenti Topi drejton analizėn vjetore tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr sistemin gjyqėsor.

8/3/2010


Presidenti Topi me Rektorin e Universitetit “Eqerem Ēabej” Prof. Sala

5/3/2010