|
FUNKSIONET DHE
KOMPETENCAT E
PRESIDENTIT TĖ
REPUBLIKĖS SIPAS KUSHTETUTES SE SHQIPERISE
Download ne
PDF -
DOC
FUNKSIONET DHE KOMPETENCAT KUSHTETUESE TĖ PRESIDENTIT TĖ
REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Presidenti
i Republikės ėshtė Kryetar i Shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e
popullit. President mund tė zgjidhet vetėm shtetasi shqiptar
qė nga lindja, me qėndrim jo mė pak se 10 vjetėt e fundit nė
Shqipėri dhe qė ka mbushur moshėn 40 vjeē.
Presidenti i Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa
debat nga Kuvendi pėr njė mandat 5 vjeēar, me tė drejtė ri
zgjedhjeje vetėm njė herė. Presidenti zgjidhet nė votimin e
parė, tė dytė ose tė tretė kur njė kandidat merr jo mė pak se
tri tė pestat e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nė
votimin e katėrt dhe tė pestė zgjidhet President kandidati qė
siguron mė shumė se gjysmėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė
Kuvendit. Presidenti fillon nė detyrė pasi bėn betimin para
Kuvendit.
Kompetencat e Presidentit tė Republikės janė specifike dhe tė
pėrcaktuara shprehimisht nė Kushtetutė dhe udhėhiqen nga
interpretimi rregullues i nenit 94 tė Kushtetutės, sipas tė
cilit Presidenti i Republikės nuk mund tė ushtrojė kompetenca
tė tjera pėrveē atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė
dhe qė i jepen me ligje tė nxjerra nė pajtim me tė.
Presidenti i
Republikės, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr dekrete.
Sipas
Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė,
Presidenti i Republikės ushtron kėto
kompetenca:
(Neni 67, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės jo mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i
zgjedhjeve thėrret mbledhjen e parė tė Kuvendit tė
porsazgjedhur.
(Neni
74, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės mund tė kėrkoj mbledhjen e Kuvendit
nė njė sesion tė jashtėzakonshėm.
(Neni
79, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės mund tė kėrkoj qė mbledhjet e Kuvendit
tė bėhen tė mbyllura, kur pėr kėtė kanė votuar shumica e tė
gjithė anėtarėve tė tij.
(Neni 84, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės shpall ligjin e miratuar brenda 20
ditėve nga paraqitja e tij.
(Neni 85, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės ka tė drejtė ta kthejė ligjin pėr
rishqyrtim nė Kuvend, vetėm njė herė.
(Neni 92)
Presidenti i Republikės:
I drejton
mesazhe Kuvendit;
Ushtron
tė drejtėn e faljes sipas ligjit;
Jep
shtetėsinė shqiptare dhe lejon lėnien e saj sipas ligjit;
Jep
dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
Jep
gradat mė tė larta ushtarake sipas ligjit;
Me
propozim tė Kryeministrit emėron dhe liron pėrfaqėsuesit e
plotfuqishėm tė Republikės sė Shqipėrisė nė shtetet e tjera
dhe nė organizatat ndėrkombėtare, pranon letrat kredenciale
dhe tėrheqjen e pėrfaqėsuesve diplomatikė tė shteteve tė tjera
dhe tė organizatave ndėrkombėtare tė akredituara nė Republikėn
e Shqipėrisė;
Lidh
marrėveshje ndėrkombėtare sipas ligjit;
Me
propozim tė Kryeministrit emėron drejtorin e shėrbimit
informativ tė shtetit;
Emėron
Kryetarin e Akademisė sė Shkencave dhe rektorėt e
universiteteve sipas ligjit; Cakton datėn e zgjedhjeve pėr
Kuvendin, pėr organet e pushtetit vendor dhe pėr zhvillimin e
referendumeve;
Kėrkon
mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve
shtetėrore pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre.
(Neni 96, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės nė fillim tė legjislaturės, si dhe kur
vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emėron Kryeministrin me
propozim tė partisė ose koalicionit tė partive, qė ka shumicėn
e vendeve nė Kuvend.
(Neni 96, paragrafi 4)
Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin, kur Kuvendi nuk
arrin tė zgjedhė Kryeministrin e ri.
(Neni 98, paragrafi 1)
Presidenti
i Republikės me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon
ministrat.
(Neni 104, paragrafi 1,
2)
Presidenti
i Republikės
shpėrndan Kuvendin
brenda 10 ditėve nga marrja e kėrkesės sė Kryeministrit, nė
rastin kur Kryeministri i ka paraqitur Kuvendit mocion besimi
ndaj Kėshillit tė Ministrave dhe ky mocion besimit votohet nga
mė pak se gjysma e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.
(Neni 115, paragrafi 1, 3)
Presidenti i Republikės cakton datėn e
zgjedhjeve nė njėsinė vendore, organi i sė cilės i zgjedhur
shpėrndahet ose shkarkohet nga Kėshilli i Ministrave pėr
shkelje tė rėnda tė Kushtetutės ose tė ligjeve dhe kur nuk
shtron tė drejtėn e ankimit brenda 15 ditėve, ose Gjykata
Kushtetuese lė nė fuqi vendimin e Kėshillit tė Ministrave.
(Neni
125, paragrafi 1, 4)
Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron
anėtarėt dhe kryetarin e Gjykatės Kushtetuese.
(Neni 136, paragrafi 1, 2)
Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron
anėtarėt dhe kryetarin e Gjykatės sė Lartė.
(Neni 136, paragrafi 4)
Presidenti i Republikės me propozim tė Kėshillit tė Lartė tė
Drejtėsisė emėron gjyqtarėt e tjerė.
(Neni
147, paragrafi 2, 3)
Presidenti i Republikės ėshtė Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė
Drejtėsisė. Presidenti i Republikės i propozon Kėshillit tė
Lartė tė Drejtėsisė, tė zgjedh nga radhėt e anėtarėve tė tij
njė zėvendėskryetar.
(Neni 149, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit emėron
Prokurorin e Pėrgjithshėm.
(Neni 149, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės me propozim tė Kuvendit mund tė
shkarkoj Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr shkelje tė Kushtetutės
ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė
funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e
sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e
Prokurorit.
(Neni
149, paragrafi 3)
Presidenti i Republikės me propozim tė Prokurorit tė
Pėrgjithshėm emėron dhe shkarkon nga detyra prokurorėt e
tjerė.
(Neni 150, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės mund tė vendos zhvillimin e
referendumit pėr ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė kur kjo
kėrkohet nga 50 mijė shtetas me tė drejtė vote.
(Neni 151, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės shpall ligjet e miratuara me
referendum.
(Neni 161, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės i propozon Kuvendit, emėrimin e
Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė.
(Neni 162, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės i propozon Kuvendit emėrimin dhe
shkarkimin e Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.
(Neni 168, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i
Forcave tė Armatosura.
(Neni 169, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės nė kohė paqeje, ushtron drejtimin e
Forcave tė Armatosura nėpėrmjet Kryeministrit dhe ministrit tė
Mbrojtjes.
(Neni 169, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės nė kohe lufte me propozim tė
Kryeministrit, emėron dhe shkarkon Komandantin e Forcave tė
Armatosura
(Neni 169, paragrafi 3)
Presidenti i Republikės me propozim tė Kryeministrit emėron
dhe shkarkon Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, si dhe, me
propozim tė ministrit tė Mbrojtjes, emėron dhe shkarkon
komandantėt e forcave tokėsore, detare dhe ajrore.
(Neni 171, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės nė rast agresioni tė armatosur kundėr
Republikės sė Shqipėrisė, me kėrkesė tė Kėshillit tė
Ministrave, shpall gjendjen e luftės.
(Neni 171, paragrafi 2)
Presidenti i Republikės nė rast kėrcėnimesh tė jashtme ose kur
detyrimi pėr mbrojtje tė pėrbashkėt buron nga njė marrėveshje
ndėrkombėtare, i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes sė
luftės, vendosjen e gjendjes sė mobilizimit dhe tė
ēmobilizimit tė pėrgjithshėm ose tė pjesshėm.
(Neni 172, paragrafi 1)
Presidenti i Republikės nė rastin e situatės tė parashikuar nė
nenit 171, paragrafi 1, i paraqet Kuvendit dekretin pėr
vendosjen e gjendjes sė luftės brenda 48 orėve nga nėnshkrimi
i tij, duke specifikuar tė drejtat qė kufizohen.
(Neni 176)
Presidenti i Republikės me propozim tė Kėshillit tė
Ministrave, kur Kuvendi nuk mund tė mblidhet gjatė gjendjes sė
luftės, ka tė drejtė tė nxjerrė akte qė kanė fuqinė e ligjit,
tė cilat duhet tė miratohen nga Kuvendi nė mbledhjen e tij mė
tė parė.
|