Lista elektronike


 

 
 
 

FJALA

PĖRSHĖNDETJA E PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E 90-VJETORIT TĖ ORGANIZATĖS BOTĖRORE TĖ PUNĖS.

 

6 maj 2009

Pėrshėndetje tė gjithėve,
E nderuar Zonja Gylden Tyrkoz-Koslet,
Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj,


Padyshim qė e prita me shumė kėnaqėsi dhe respekt ftesėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė takim, pikėrisht nė pėrvjetorin e 90-tė tė Organizatės Botėrore tė Punės, padyshim njė ndėr organizatat mė tė rėndėsishme nė rrafsh global. Duke iu referuar atij filmimi dhe atyre sekuencave, padyshim njeriu nė njė analizė shumė tė shpejtė e mendon qė ka qenė njė nevojė, njė domosdoshmėri e kohės menjėherė pas Luftės sė Parė Botėrore, sigurisht pėr tė arritur atė lloj sistemi kompatibėl qė ėshtė i detyrueshėm pėr tė dalė tė fituar me njė bashkėjetesė tė detyruar mes qeverive, midis punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve. Pavarėsisht qė interesat mund tė jenė tė ndryshme, por patjetėr kėrkohet qė tė ketė njė kompatibilitet social nė funksion tė interesit tė tė gjithėve. Jeta e kėsaj organizate deri nė 90-tė vjetorin e saj padyshim qė ka qenė shumė e pasur. Ajo vazhdimisht ėshtė rritur dhe jo rastėsisht pėr misionin e saj, Dyzet vjet mė parė, pikėrisht nė 50-vjetorin e kėsaj organizate, ajo u nderua me ēmimin e lartė, me ēmimin “Nobel”. I shkon kėsaj organizate ky ēmim, patjetėr se dhe qėllimi i saj, sikurse ka njė lloj anologjie me gjuhėn dhe fjalorin e sotėm, tė jesh nobėl do tė thotė tė jesh fisnik, pra, kėsaj organizate kaq fisnike i takon ky emėr, pra emri i tė madhit Nobel.

Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr mua, qė me rastin e kėtij pėrvjetori tė shpreh vlerėsimin tim tė veēantė pėr pėrpjekjet e pareshtura nė drejtim tė zgjerimit tė dialogut social, tė standarteve tė punės, tė lirisė sė shoqatave, tė adresimit tė tė gjitha aspekteve tė punės, tė eleminimit tė punės sė fėmijėve dhe diskriminimit, tė vendosjes sė punėsimit nė qendrėn e politikave ekonomike dhe sociale, tė angazhimit pėr tė zgjeruar mbrojtjen shoqėrore pėr tė gjitha grupet nė shoqėri, si dhe rėndėsisė sė veēantė qė i kushton sigurisė dhe kulturės sė shėndetit nė vendet e punės nė Shqipėri dhe mbarė botėn.

Nuk ishte rastėsi, qė nė fund tė takimit, liderėt e G 20 deklaruan se e njohin dimensionin njerėzor tė krizės financiare globale dhe tė gjithė janė angazhuar dhe vazhdojnė tė jenė tė angazhuar secili nė krye tė qeverisė, apo tė vendit qė kryesojnė pėr tė shmangur tė gjitha efektet qė ka kriza, pėr tė krijuar vende pune dhe po marrin masa qė mbėshtesin njerėzit me tė ardhura tė ulta, duke i bėrė thirrje pėr kėtė qėllim Organizatės Botėrore tė Punės qė tė punojė me organizatat pėrkatėse pėr tė vlerėsuar veprimet e deritanishme dhe ato qė kėrkohen pėr tė ardhmen.

Sigurimi i fondeve tė mjaftueshme pėr gjatė gjithė periudhės sė ndikimit tė krizės financiare globale, natyrisht, mbetet guri i provės pėr njė mbrojtje tė sigurtė shoqėrore tė familjeve me tė ardhura tė pakta, pėr pensionistėt dhe pėr kategori tė tjera tė ngjashme, pa rėnduar ato kategori qė janė tė zėnė me punė, pasi programet e mbrojtjes shoqėrore mund tė konsiderohen efektive dhe efiēente vetėm po qe se do tė gjejmė burime tė mjaftueshme.

Mbulimi i programeve tė mbrojtjes shoqėrore, nėpėrmjet rritjes sė tatimeve, nga pikėpamja ekonomike, dihet qė ėshtė i pamundur, pasi rritja e tarifave tatimore nė kushtet e krijuara nga kriza do tė thithte fuqinė blerėse, do tė ulte nxitėsit e punės, do tė zvogėlonte investimet dhe do tė ngadalėsonte rritjen ekonomike.

Pėr pėrballimin e ndonjė ēekuilibri qė mund tė krijohet nga efektet e krizės globale duhet qė tė gjithė sė bashku ta marrim me njė seriozitet tė veēantė, pa u pėrpjekur pėr tė nxjerrė pėrfitime tė ēastit, por duke marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr sigurimin e burimeve reale me tė cilat do tė bėhet financimi i mbrojtjes shoqėrore.

Rėndėsi dhe rol tė veēantė, nė situatėn e krijuar, mund dhe duhet tė luajė Kėshilli Kombėtar i Punės, si njė mjet efektiv pėr tė koordinuar tė gjitha nevojat dhe interesat e grupeve shoqėrore nė vėshtirėsi; si njė tribunė ku duhet tė zotėrojė arsyeja dhe jo pasioni; si njė urė pėr t’i kaluar tė gjitha vėshtirėsit.


 
 
 
 

Presidenti Topi pret Majkėll Granof, Drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjes.

29/7/2010


Presidenti Topi nė takimin e lamtumirės me Ambasadorin slloven nė Tiranė, Alan Brian Bergant.

28/7/2010


Presidenti Topi nė takimin e lamtumirės me Ambasadorin gjerman nė Tiranė, Bernd Borhard.

28/7/2010


Presidenti Topi nderon kujtimin e Kryetarit tė Shoqatės Antikomuniste Demokratė tė Pėrndjekurve Politikė, Skėnder Qendro.

27/7/2010