04/01/2023• Lajme• Bianka Hada
NJOFTIM PUBLIK
MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË ZONJËS MARJANA SEMINI NË DETYRËN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 129, të Kushtetutës dhe nenit 8, të ligjit nr. 8577/2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi:
Zonja Marjana Semini, e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, me Vendimin nr. 92/2022, datë 22.12.2022, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e hënë, më datë 9.1.2023, ora 10.00.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, salla “Skënderbej”, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë.
BAJRAM BEGAJ